Prapavija e Industrisë dhe e Biznesit

BUSINESS BACKGROUND


Korporata Lika Trans u themelua më 1969 nga pronari I saj Mustaf Likaj. Deri më 1977, aktiviteti kryesorë ishte tregtia me dru të pa përpunuar.

Që nga ajo kohë Korporata LIKA Trans filloj aktivitetin e përpunimit të produketeve të drurit siq janë dërrasa dyshemeje, letfa etj.


Më vonë, Korporata LIKA Trans filloi importimin e produkteve të ndryshme të drurit nga Bosnia dhe Hercegovina deri më 1990 kur filloj lufta në BiH.

Si rezultat, Korprata LIKA Trans zhvendosi aktivitetin e saj në importimin e materialve ndërtimore nga Serbia deri më 1998 kur filloi lufta në Kosovë.

Përfundimi I luftës në Kosovë, më 1999, ishte një fillim i ri për Korporatën LIKA Trans, duke I rivendosur kontaktet me kompanit e përpunimit të drurit në Bosnie dhe Hercegovinë dhe në Kroaci.

Rindërtimi I Kosovës pas luftës kishte kërkesa të mëdha të produkteve të drurit dhe këtu Korporata LIKA Trans kishtë një rol të rëndësishëm, duke importuar produkte të drurit të përdorura në ndërtimin e shtëpiave dhe ndërtesave të cilat ishin të shkatëruara gjatë luftës.

Si pasoj Korporata LIKA Trans kishte ngritje të vazhdueshme të profiteve duke mudësuar ngritjen e vazhdueshme të kompanisë.